Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Zbulohet se kush do udhëheq ‘Oscar 2019’

Wednesday, 05 December 2018 15:38

kevin H

Edhe pse ka kohë edhe dy muaj për mbajtjen e edicionit të 91 te evenimentit më të madh dhe më të rëndësishmit të filmit. Gjatë kësaj mbrëmje ndahen çmimet të ndryshme ndaj filave të nominuar dhe aktoreve më të mirë

.
Është ky një eveniment gjigant me interesim të madh të mbulimit të transmetimit mediatik në të gjithë botën.
Nga e gjithë përmbajtja e mbrëmjes peshën më të madh e ka nikoqiri i cili drejton këtë mbrëmje, si traditë ndër vite janë zgjedhur njerëz shumë të zot dhe emra të njohur, si komedian të cilët gjatë gjithë kohës hedhin batuta drejt pjesëmarrësve.

 

Për këtë vit është zgjedhur komediani Kevin Hart, dy vite radhazi ‘Oscari’ është udhëhequr nga Jimmy Kimmel ku kishte rënje të shikueshmërisë, ndërsa për këtë vit nga stafi i akademisë së filmit parashikohet rritje.

 

Ndryshimi në këtë edicion që vije është se do jenë vetëm tre orë, dhe jo siç ka qenë vite më parë. Ndryshimi tjetër është se jo të gjitha çmimet në 24 kategoritë do të shfaqen në mënyrë të drejtpërdrejt. Gjashtë deri në tetë kategori do të shpallën para audiencës ndërsa të tjerat do transmetohen me vone. Kështu që këtë edicion të vitit 2019 tashmë zyrtarisht është caktuar Kevin Hart.