Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 30 November 2018 11:35

Aurela Gaçe

aurela

Aurela Gaçe eshte nje nga kengetaret me te famshme shqiptare. Zoti i dha një dhuratë të çmuar, talentin për të kënduar. Ajo shpreson të arrijë shpirtrat e të tjerëve duke ndarë këtë dhuratë. Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka filluar të këndojë që në moshën 4 vjeç e gjysmë në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e saj Vlorë.

Aty edhe ka spikatur talenti i saj, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë me evente muzikore, ku edhe ka fituar mjaft çmime.

 

Për Aurelën shkolla ka qenë vendi i marrjes së dijes, por ajo shumicën e kohës e kalonte duke kënduar. Si natyrë mund të cilësohetrebele. Aurela gjithmonë kishte mendjen e saj edhe gjatë viteve të rinisë së hershme bënte të kundërten e asaj që të tjerët kërkonin që ajo të bënte. Mendja e saj ishte e fokusuar vetëm te kenga. Ajo ishte e destinuar të bëhej një këngetare.

 

Aurela ka zotëruar dhe aftësi aktrimi që kur ishte fëmijë dhe kjo i ka dhënë mudësinë e fitimit të 3 çmimeve speciale bazuar në interpretimet e këngëve të saj në festivale.

 

Për të promovuar më tej albumet e saj ajo ka dhënë dy koncerte solo live. Këto koncerte u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në vitet 1998 dhe 2000. Në vitin 2000 Aurela provoi se “Akademia e Arteve” ishte zgjedhja e duhur për të dhe u diplomua atë vit në Dramë.

 

Stili i Aurelës varion nga pop në folk.

 

Pas shume pjesmarrjesh dhe triumfesh ne festivale, në shkurt 2002 Aurela vendosi të sfidonte vetveten dhe u zhvendos në Amerikë. Ajo pyeste veten se përse Shqiptaro-Amerikanët nuk kishin informacion të mjaftueshëm për artistët nga Shqipëria. Si një vend ish-komunist Shqipëria ishte e paaftë të siguronte informacionin e duhur për këtë teknologji të lartë.

 

Për të ky ishte një fillim i ri. Ajo menjëherë fitoi popullaritet në komunitetin shqiptar për shkak të zërit të saj të mrekullueshëm dhe performancave elektrizuese, duke filluar që nga klubet, koncertet në gjithë Amerikën e deri në eventet private.

 

Në vitin 2004 Aurela këndoi të dy himnet kombëtare të Shqipërisë e Amerikës në një event me pjesmarrjen e Presidentit Bill Klinton. Në mars 2007 fotografi i mirënjohur Fadil Berisha organizoi një koncert special për nder të këngëtareve legjendareve shqiptare Vaçe Zela e Nexhmie Pagarusha.

 

Në Nëntor 2007, Aurela Gace merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Hape Veten", ku fitoi çmimin e parë dhe kënga u kthye në një hit. Pas 5 vitesh ne SHBA, Aurela bëri rikthimin si një e ftuar speciale në Festivalin në të cilin filloi karrierën e me pas triumfoi në Kënga Magjike.

 

Në Dhjetor 2008, West Side Family & Aurela Gaçe marrin pjesë në Festivali i 47-të në RTSH me këngën "Jehone".

 

Më datë 11 Qershor 2010, Aurela Gace publikon videoklipin "Origjinale", në bashkëpunim me Dr.Flori & Marseli. Kenga u shnderrua ne hitin me te madh.

 

Më datë 13 Mars 2011, Aurela Gace publikon videoklipin "Feel The Passion" dhe merr pjesë në Eurovision me këtë këngë.

 

Në Nëntor 2014, Aurela Gaçe merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Pa Kontroll", në bashkëpunim me Young Zerka. Ata e fitojne cmimin e pare.

 

Në Shtator 2015, Aurela Gaçe merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Akoma Jo". Edhe kete edicion e fiton.

 

Më datë 11 Maj 2018, Aurela Gaçe publikon videoklipin "Të Dua". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), Aurela Gaçe.

 

Në Tetor 2018, Aurela Gaçe & Eli Fara marrin pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Zemra Rratatata".

Submit to FacebookSubmit to Twitter