Krijimtaria e tij letrare artistike e përmbledhur nën titullin “Komedia njerëzore” paraqet tablonë më reale të zhvillimit historik dialektit të Francës dhe Evropës në shekullin 19-të.
Gjenialiteti i tij krijues i dha hov të madh jo vetëm letërsisë por përgjithësisht mendimit filozofik përparimtar të kohës.
Honoré de Balzac lindi në Turs, më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendome, ku për 6 vjet studioi shumë lende, por gjithashtu duke nxjerrë në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin Tours e më pas Paris, ku u transferua së bashku me familjen. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.
Në 1822 Balzac u njoh me L’or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë pranie deri në ditën e vdekjes së tij(1836).
Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull (Komedia njerëzore).
Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij.