Print this page
Wednesday, 21 November 2018 11:21

Katy Perry këngëtarja më e paguar e vitit

keti

Katy Perry është këngëtarja më e paguar i vitit. Sipas revistës për biznes, këngëtarja fitoi 83 milionë dollarë, rreth 72.5 milionë euro, në mes të qershorit 2017 dhe qershorit 2018.

Revista raporton se Katy fitoi më së shumti përmes turneut të saj, përmes të cilir ajo dha jo më pak se tetëdhjetë koncerte nga shtatori 2017 deri në gusht 2018.

Çdo koncert do t'i jepte asaj 1 milion dollarë. 20 milion ajo i fitoj nga pjesmarrja si anëtare e jurisë në American Idol.

Taylor Swift është në vendin e dytë dhe Beyonce në vendin e tretë.