Në vitet '50 Demaçi shkroi në revistën letrare "Jeta e re" drejtuar nga Esad Mekuli, dhe më 1958 shkroi romanin e tij të parë Gjarpijt e gjakut që trajton temën e gjakmarrjes në viset shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Morri shumë çmime njëra ndër to janë:
• Urdhri Hero i Kosovës, 2010
• Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit, 1991
• Çmimi për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 1995
Demaçi u arrestua së pari më 1958 nga regjimi autoritar i Josip Broz Titos, duke u dënuar me tre vite burgim. Pas lirimit ai u radhit me Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar. U burgos sërish më pas më 1964 për dhjetë vjet burgim dhe u ridënua më 1975 me pesë vjet burgim. Më 1969 Amnesty International e njeh si të burgosur të ndërgjegjes. U lirua prej burgut në kohën e presidentit Sllobodan Millosheviç.
Ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare.