Biografia
Rodari ka lindur në Omegna, një qytet i vogël në Liqenin Orta në provincën e Novaras (Italia Veriore).
I ati që punonte si bukëpjekës, vdiq kur Rodari ishte vetëm dhjetë vjeç. Rodari dhe dy vllezërit e tij, Cesare dhe Mario, u rriten nga nena në fshatin e saj te lindjes, në provincen e Vareses.
Pas tre vjetësh në seminarin në Seveso, Rodari mori diplomën e mësuesit të tij në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç dhe filloi të mësonte klasat fillore në shkollat rurale të rrethit të Vareses.
Ai kishte interes në muzikë në violinë, në letërsi zbuloi veprat e Nietzsche, Schopenhauer, Lenini dhe Trotsky. Në vitin 1939, për një kohë të shkurtër, Rodari ndoqi Universitetin e Milanos.