Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 29 June 2018 13:25

Pablo Escobar

pablo escobar 1170x585

Ai është ‘mbreti’ më i madh i drogës që bota ka parë ndonjëherë.
Emri i tij është sinonim për Kokainë dhe Kolumbi ndërsa këto janë disa gjëra të ‘çmendura’ të cilat mund të mos i keni ditur për të.


Pablo shpenzonte rreth 2,500 dollarë në muaj vetëm në lidhëse gome për t’i mbajtur bashkë paratë e tij. Ai i fshihte paratë e tij në mure, bodrume dhe vende të tjera.

 


Tani imagjinojeni nëse një shtëpi merrte flakë, ai do të humbte 100 milionë dollarë brenda pak minutash.

 


Çdo vit për shkak të ndodhive të tilla natyrore si përmbytje, zjarr, minj e të tjera, ai mund të humbte 1 miliard dollar. Vetëm minjtë ia hanin gjysmën e tyre.

 

Kur ai dhe familja e tij u arratisën, nuk ishte e lehtë që të kalohej xhungla kolumbiane, dhe vajza e tij kishte shumë të ftohtë. E vetmja zgjidhje ishte që t’i digjte 2 milionë dollarë për ta ngrohur veten dhe familjen e tij. Dhe e bëri!

 

Perandoria e tij e drogës ishte më e madhe se qeveria. Njerëzit shpesh i referoheshin atij si “Plato O Plomo”, që nënkupton “pranoje ryshfetin, ose përballu me plumbat”.

 

Ai bleu një aeroplan privat për t’i kthyer paratë e tij në Kolumbi. Aeroplani mund të mbante rreth 100 milionë dollarë për një udhëtim.

 

Kështu, Pablo bleu një ishull duke u kthyer në mënyrë që aeroplani të mund të rimbushej me karburant. Ai më pas e transformoi ishullin në një parajsë për të dhe miqtë e tij të drogës.

 

Pavarësisht mënyrave të tij të dhunshme për të marrë fuqinë që donte, ai shihej si Robin Hudi modern në mesin e të varfërve. Ai ndërtoi spitale, shtëpi, shkolla, kisha dhe shpesh iu jepte para njerëzve të varfër.

 

Kur ishte i ri, Pablo ishte një fëmijë shumë ambicioz; ai iu thoshte shokëve të tij se do të bëhej milioner deri në moshën 22-vjeçare. Ai madje dëshironte të bëhej President i Kolumbisë. Ai dështoi në dëshirën e tij të dytë, pasi u bë vetëm kongresmen për pak derisa iu desh të largohej për shkak të presionit politik.

 

Mes tjerash, ai fitoi 100,000 dollarë pasi kidnapoi një ekzekutiv të qytetit Medellin qysh në moshë të re.
Pablo Escobar ishte përgjegjës për vrasjen e një kandidati presidencial, një ministri të drejtësisë, një gjenerali, më shumë se 1000 policëve dhe 200 gjyqtarëve.

 

Kur ishte në arrati, e kishte të vështirë që të shkonte nga njëra shtëpi tek tjera, kështu që ai dhe truprojat e tij do ta përdornin një autobus publik. Escobar ishte shoferi i autobusit.

 

Ai iu dërgonte lule tek varri, njerëzve të cilët i vriste.

 

Kur Pablo dhe gruaja e tij filluan të dilnin, ai ishte 24 vjeç dhe ajo ishte vetëm 13.

 

Një film i mrekullueshëm që portretizon në mënyrë të përsosur atë për çfarë ishte në gjendje Pablo është “Escobar: Parajsa e Humbur”.

 

Në ndejat e ditëlindjeve të fëmijëve të tij, ai i mbushte lodrat e tyre me para.

 

Djali i tij, Juan Pablo Escobar shkroi një libër të quajtur “Pablo Escobar, Mëkatet e Babait Tim”, në të cilin ai e përshkruan atë mjaft mirë.

 

Pablo Escobar u vra më 1993 dhe SHBA-të e përshkruan incidentin si ndjekjen më të madhe ndonjëherë të një krimineli.

Submit to FacebookSubmit to Twitter