Kur u kthye në Brazil, filloi të shkruante vepra teatrale dhe tekste për këngët e Raul Seiksas. Në vitin 1970 ka botuar revistën ‘’2001’’.
Në vitin 1981 braktis punën e tij si drejtor i një Kompanie Diskografike dhe fillon përsëri të udhëtojë nëpër botë edhe për dy vjet të tjerë.
Në Hollandë do të njohë njëriun që i ndryshoi jetën, duke e nxitur të zbulojë vetveten e tij. Koelho do të rilindë shpirtërisht i drejtuar drejt kristianizmit dhe atëherë do të rifillojë të shkruajë, këtë herë libra.
Librat e tij janë përkthyer në 57 gjuhë në mbi 150 shtete. Koelho gjithashtu është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, midis tyre dallojnë Crystal Award, si dhe Kavalier i Urdhërit të Legjeonit të Nderit, që ju dha nga shteti francez. Paolo Koelho u pranua në Akademinë Letrare të Brazilisë në vitin 2002.
Për vdekjen Koelho thotë: ‘’ Njerëzit nuk besojnë se do të vdesin. Besojnë se do të vdesin prindërit e tyre. Nëse do të kishin parasysh se do të vdisnin, shumë gjëra do të ishin ndryshe.
Do të ishin të vëmendshëm për jetën e tyre, nuk do të merreshin me çfarë bëjnë të tjerët. Nuk besoj se vdekja është fundi i gjithçkaje. Vdekja është një shoqëri e mirë dhe mund të na ndihmojë të marrim vendime të nevojshme’’.