Para debutimit në Kongresin Botëror të Pajisjeve Mobile, imazhet dhe specifikat rreth Samsung M100 janë paraqitur në skenë.
Celulari M100 ka një ekran të madh 3.7 inç AMOLED të ndjeshëm në prekje që sjellë një rezolucion prej 854 x 480 piksela, pastaj përmban një kamerë me 5 megapiksel që është në gjendje të incizojë video në format 720p HD dhe gjithashtu ka të integruar Wi-Fi 802.11n.
Celulari pritet të punojë në një version të paspecifikuar të Android dhe do të ofrohet përmes SK Telecom të Koresë.