|
Ross Brawn shpejton Mercedes GP |
|
e hėnė , 08 shkurt 2010 |
|

Super koka, Ross Brawn do ti bëjë veturën më të shpejt Schumacherit. Pas provave të para, skuadra e re, Mercedes GP, ka evidentuar dobësitë e saj, dhe ka premtuar se shumë shpejt, bolidi i tyre do të jetë edhe më konkurrent me skuadrën Ferrari.
Gjatë provave të Valencias, Schumacher kishte distancë prej 1 sekondë ndaj Felipe Masa, dhe Fernando Alonso të Ferrarit. Vetë kampioni i shtatëfishtë i botës në Formula 1, ka pranuar se ende po mungon tempoja, sidomos ndaj ish skuadrës së tij. Frytet e para të përmirësimit të Mercedesit do të mund të vrehen shumë shpejt, në provat e radhës në Herez.
» Nuk ka komente
Nuk ka asnjë koment deri tani.
» Komento
|
|