|
e enjte , 28 janar 2010 |
|

Gjenerata te tera te fëmijëve janë rritur me kremin vitaminoz për fëmijë, i cili ka qene efikas dhe i pazëvendësueshëm.
Mirëpo ky krem ne mesin e përbërësve te tjerë përmban edhe acid borik. Acidi borik ka funksionin e antiseptikut dhe ai shume pak resorbohet nga lëkura e padëmtuar, kështu qe nuk ka efekte te padëshirueshme. Mirëpo problemi paraqitet kur është ne pyetje lëkura e te porsalindurve e cila ende nuk e ka te zhvilluar mekanizmin mbrojtës, prandaj resorbimi neper te është shume i madh. Aplikimi i kremit për bebe me acid borik ne sipërfaqe te madhe mund te shkaktoje helmim te fëmijët, vjellje, dhimbje te barkut, dëmtim te veshkave. Prandaj kur e zgjidhni kremin për foshnjën tuaj shikoni qe ai te përmbajë përbërës natyrale si kamomil, livande, molle, vajra bimore etj e kurrsesi acid borik. Kjo vlen edhe për preparatet tjera për bebet si sapuni, shamponi, vaji etj.
» Nuk ka komente
Nuk ka asnjë koment deri tani.
» Komento
|
|
|
|