Qëndrimi i gjate para kompjuterit shkakton lodhje te syve, skuqje, djegie, lotim apo tharje te syve. Sipas një hulumtimi te universitetit te Kembrixhit personat qe e përdorin kompjuterin disa ore ne dite i tendosin muskujt e syve dhe kjo ndikon ne dobësim te syve.
Mirëpo ne anën tjetër ka studime te cilat thonë se kompjuteri nuk i dëmton sytë, por skeptiket thonë se pas këtyre te dhënave qëndron industria e forte e kompjuterëve. Mirëpo edhe ata nuk e mohojnë se gjate punës ne kompjuter duhet pushuar pasi qe vjen deri te tharja e syve dhe djegia.
Prandaj këshillohet qe sa me shpesh te pushohen sytë e sipas nevojës te përdoren edhe lotët artificiale.