Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 29 November 2019 13:36

Orizi i zi dhe rëndësia

orizi
Ky lloj orizi është burim i rëndësishëm për fibra, hekur dhe proteina.
 
 
I pasur me antioksidantë
 
Përveçse është një burim i mirë i proteinave, fibrave dhe hekurit, orizi i zi është veçanërisht i lartë në disa antioksidantë.  Antioksidantët janë përbërës që mbrojnë qelizat tuaja kundër stresit oksidativ, të shkaktuar nga molekulat e njohura si radikalë të lirë. Ata janë të rëndësishëm, pasi stresi oksidativ është shoqëruar me një rrezik të shtuar të disa gjendjeve kronike, duke përfshirë sëmundjen e zemrës, Alzheimerin dhe forma të caktuara të kancerit.
Prandaj, shtimi i orizit të zi në dietën tuaj mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të përfshirë më shumë antioksidantë mbrojtës ndaj sëmundjeve.
 
 
Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
 
Hulumtimi për efektet e orizit të zi në shëndetin e zemrës është i kufizuar. Sidoqoftë, shumë prej antioksidantëve të tij janë treguar se ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës. Flavonoidet si ato që gjenden në orizin e zi, kanë treguar se ulin rrezikun e këtyre sëmundjeve.
Mund të ketë veti antikancerogjene
Antocianinat nga orizi i zi, mund të kenë gjithashtu veti të fuqishme antikancerogjene. Studimet kanë dalë në përfundimin se marrja më e lartë e ushqimeve të pasura me antocianin, ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit kolorektal.
 
 
Përmirëson shikimin
 
Hulumtimet tregojnë se orizi i zi përmban sasi të larta të luteinit dhe zeaxanthinës, dy lloje karotenoidesh që janë të lidhura me shëndetin e syve. Këto komponime funksionojnë si antioksidantë për të ndihmuar në mbrojtjen e syve. Është vërtetuar se luteina dhe zeaxanthina ndihmojnë në mbrojtjen e retinës, duke filtruar valët e dëmshme të dritës blu.
Hulumtimet sugjerojnë që këta antioksidantë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër degjenerimit makular të lidhur me moshën, i cili është shkaku kryesor i verbërisë në të gjithë botën. Ata mund të zvogëlojnë gjithashtu edhe rrezikun e kataraktit dhe retinopatisë diabetike.
 
 
Përfitime të tjera të mundshme
 
Orizi i zi mund të ofrojë gjithashtu përfitime të tjera të mundshme, duke përfshirë: 
-Uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Studimet kanë treguar se konsumimi i orizit të zi dhe ushqimeve të tjera që përmbajnë antocianin, mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak te personat me diabet të tipit 2.
-Mund të ulë rrezikun për sëmundje të mëlçisë. Sipas studimeve, shtimi i orizit të zi në një dietë të lartë yndyre zvogëlonte ndjeshëm akumulimin e yndyrës në mëlçi.