Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 29 November 2019 13:27

Rita dhe Bebe ndihmojnë Shqipërinë

rita

Këngëtaret më famë botërore Rita dhe Bebe, në llogaritë e tyre në “Instagram”, shkruan mesazhe të përzemërta për të prekurit dhe kërkuan ndjekësve të tyre të dhuronin të holla.

 

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë zotuar për mbështetjen e tyre për familjet e goditura nga tërmeti vdekjeprurës i së martës në Shqipëri, shkruan Daily Mail.

 

Tërmeti me magnitud 6.4 shkallë, që goditi në afërsi të Tiranës, kryeqyteti i vendit, ishte më e fuqishmja që goditi vendin në dekada dhe ka marrë jetën 49 njerëz dhe mbetën të plagosur rreth 2,000 të tjerë.

 

Rita, e cila ndodhet aktualisht në Tiranë, zbuloi se ka zgjedhur një familje që të mbështes për rindërtimin e shtëpisë së tyre.

 

Simpatikja Rita ishte shpërngulur gjatë kohës së luftës nga vendlindja e saj për të ikur në Londër.