Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 28 November 2019 16:20

Cilën ta konsumojmë buken e zezë apo buken e bardhë

buka

Ekspertët me anë të këtij artikulli na këshillojnë se cila bukë duhet të jetë pjese tryezës tonë, e bardha apo e zeza.

 

 

Buka e bardhë

 


Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve yndyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E e cila mbron këto acide yndyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).
Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori.
Pra, ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë. Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme te ndryshme, veçanërisht të aparatit tretës.

 


Buka e zezë

 


Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me fare buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzierjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me fare buke është shumë më e tolerueshme per aparatin tretës.
Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide yndyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë përmban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti.