Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 28 November 2019 16:06

Skuadra e Dritës eliminohet nga Kupa

drita

Skuadra e Dritës është eliminuar nga Digital Kupa e Kosovës pasi është mposhtur nga Ballkani në rrethin e dytë të kësaj gare.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes është parë shumë i dëshpëruar. Ai ka thënë se tash e tutje gjitha forcat i përqendrojnë tek garat kampionale.

 


“Shorti deshi që të ballafaqohen në këtë rreth këto dy skuadra dhe cilado që do të eliminohej do të ishte e dhimbshme për futbollin. Gjithsesi u kualifikua skuadra që kishte më me shumë fat, Ballkani përmes penalltive dhe ne e urojmë. Mendoj se gjatë ndeshjes ekipi ynë i ka kryer detyrat si duhet, kemi udhëhequr me rezultat 1:0 por ja që në fund ishin penalltitë ato që vendosën dhe Ballkani kaloi tutje. Ne tash duhet të përqendrohemi në kampionat në luftë për titull”, ka Ardian Nuhiu.