Thursday, 17 August 2017

Olivia Munn flet për Josh Duhamel!

Published in Showbiz Saturday, 12 August 2017 13:23

olivia munn gushes about josh duhamel during buddy games filming 04

Tashmë kanë filluar xhirimet e filmit “Buddy Games”, drejtuar nga aktori i famshëm, Josh Duhamel.


Pas xhirimeve të skenave të para, ajo që ka reaguar në lidhje me aktorin i cili po debuton edhe si regjisor është aktorja, Olivia Munn.


Munn ka kujtuar momentin kur e ka takuar bashkëpunëtorin e saj, Josh Duhamel dhe ka shprehur entuziazmin e saj për mundësinë që i është dhënë për të luajtur në një film me të.


“Fillimisht e takova Josh Duhamel dy muaj pasi u transferova ne LA. Isha në një shfaqje televizive. Ai ishte aq i mirë me të gjithë aktorët e roleve dytësore” shkruan Olivia në rrjete sociale.


“E mbaj mend kur ai u prezentua dhe në të gjithë mendonim se ishte shumë mirë të punoje më gjatë me një person si ai. Tash unë po luaj në një film përballë tij, ku ai është edhe regjisori gjithashtu. Çfarë është kjo jetë?” ka shkruar aktorja.


Ndryshe, Olivia është e angazhuar për momentin edhe në disa projekte të tjera, ndër to edhe një seri prej dhjetë episodesh, premiera e së cilës pritet të dal gjatë vitit tjetër. /radiovalarinore/