Thursday, 17 August 2017

"New rules" lë prapa "Your Song" në klasifikimet britanike!

Published in Music News Saturday, 12 August 2017 12:42

Untitled

Java e kaluar solli një situatë goxha interesante në klasifikimet e këngëve më të suksesshme në Britani të Madhe mes dy kosovare në të njejtën listë.

Rita Ora, përmbyllte top 10-shen teksa Dua Lipa me këngën e saj "New Rules" ishte një pozitë më lart, e 9-ta.

 

Por, duket se nga java në javë, suksesi i "New Rules" po eklipson këngën e Rita Orës e cila pozitën më të mirë në klasifikim e pati të shtatën.

 

Dua këtë javë ka dalur e pesta duke shënuar klasifikimin më të mirë të saj ndonjëherë në top listat britanike teksa Rita e 11-ta.

 

Ndryshe, kënga, pjesë e albumit të parë të Duas ka ecur jashtëzakonisht mirë edhe me videoklip në Youtube duke grumbulluar 90 milionë shikime për rreth një muaj, shifër e paparë ndonjëherë për Lipën.