Thursday, 17 August 2017

Izraelitja burgoset pasi refuzon ta kryejë shërbimin ushtarak

Written by  Published in Zbulime/Kuriozitete Saturday, 12 August 2017 12:27

izraelitja

“Kur isha e vogël, ëndërroja që kur të rritem të bëhem pilote ushtarake e IDF” thotë 19 vjeçarja, Noa Gur Golan.

Sido që të jetë, ajo tash është e burgosur në Burgun Ushtarak 396 pranë Haifa.

 

Ajo trajtohet si tradhtare dhe qyqare, për shkak që refuzoi që ta kryente shërbimin ushtarak në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit – aty ku dikur kishte ëndërruar, shkruan Independent.

 

Noa nuk lejohet të pranojë telefonata ndërkombëtare. Ndërsa në Izrael ka shumë të ri e të reja që e kryejnë këtë shërbim dhe që ndjehen të lumtur për këtë.

 

Sa i përket qëndrimit në burg nuk dihet se deri kur mund të qëndrojë ajo aty e mbyllur.