Thursday, 17 August 2017

Akuzë për Drake dhe Future

Published in Showbiz Saturday, 12 August 2017 12:21

untitled article 1442799815 tcs7ia

Drake and Future aktualisht janë duke u përballur me një situatë ligjore.

Të dy reperët janë në mesin e një grupi të të pandehurve, të cilët po përballen me një padi prej 25 milionë dollarësh për neglizhencë gjatë një koncerti në Nashville, që ka të bëjë me një roje sigurie i cili dyshohet se e mori me të mirë paditësin që ishte fans i artistëve, në një zonë prapa skenës dhe e rrahu atë.

 

Në dokumentet gjyqësore të marra nga E! News, viktima e supozuar thotë se atij iu afrua një burrë i lidhur me Bridgestone Arena ku po zhvillohej koncerti. Ky njeri u identifikua më vonë si Leavy Johnson.

 

Sipas ankesës, punonjësi ofroi për të marrë fansin prapaskenës për t’u takuar me interpretuesit.

 

Në vend që të takonte reperët, Leavy dyshohet se e shtyu viktimën “në tokë dhe e sulmoi fizikisht atë, duke shkatërruar telefonin dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikologjike”. Leavy u arrestua përfundimisht dhe aktualisht pret gjyqin.

 

Paditësi argumenton se “secili prej të pandehurve ishte agjent i të tjerëve në kontekstin e ngjarjes, dhe, si rezultat, secili është përgjegjës për sjelljen e të tjerëve”.

 

Drake dhe Future nuk kanë komentuar publikisht për padinë e paraqitur këtë muaj.