Thursday, 17 August 2017

Ngërçet në këmbë – shkaqet dhe parandalimi

Saturday, 12 August 2017 10:58

Overtraining overload1 2z7wggixjaeyqbxp49lwcg

Ngërçet në këmbë janë fenomen gati i përditshëm. Shfaqjen e tyre, para së gjithash, e favorizon shtatzënia në të cilën kalciumi absorbohet me vështirësi, i cili çon deri te kontraktimi i muskujve, ndërsa për shkak të shtypjes së rritur të mitrës qarkullimi në këmbë është ngadalësuar dhe kjo edhe mund të jetë shkaku i ngërçeve.

Ngërçet më së shpeshti shfaqen gjatë shtrirjes. Shfaqjes së tyre i kontribuon edhe dehidrimi, ushqimet e lodhshme (lodhja e muskujve për shkak të ushtrimeve të lodhshme). Shpesh shfaqen edhe gjatë natës të përcjella me dhimbje të forta.

 

Çfarë rekomandohet për t’u parandaluar ky lloj i parehatisë?

 

Fillimisht duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit, të merrni ushqime të cilat përmbajnë mjaft kalcium, magnez dhe kalium (susam, peshk, banane, perimet me gjethe të gjelbra, fruta të freskëta, drithëra dhe produktet e payndyrshme qumështore).

 

Pini mjaft lëngje, veçanërisht ujë mineral të pasur me magnez. Shmangni sasinë shumë të madhe apo të vogël të kripës në ushqim, sepse të dy ekstremet mund t’i kontribuojnë krijimit të ngërçeve.

 

Kur ngërçi shfaqet në pulpin e këmbës rekomandohet të drejtohet këmba ashtu që më shputë të shtyhet ndonjë objekt prej saj, ndërsa e tërë shputa lakohet drejt trupit. Kjo do të relaksojë muskujt e nën-gjurit.

 

Gjithsesi rekomandohet bërja e përditshme e mesazhit të butë (për shembull me vaj eukalipti).

 

Nëse vjen deri të ngërçet edhe shishja apo termofori me ujë të ngrohtë të vendosur në vendin e prekur do të reduktojnë intensitetin dhe dhimbjen që e shkakton.

 

Mund të provohet edhe me vaskë të mbushur me ujë të nxehtë ose dushi me ujë të nxehtë nëse ngërçet janë të forta dhe shfaqen shpesh.

 

Njëzetë minuta vrapim i lehtë ose shëtitje e rregullt mund të forcojnë muskujt dhe reduktojnë rrezikun nga ngërçet, ndërsa çdo gjysmë ore duhet të zgjateni dhe relaksoheni.