Thursday, 17 August 2017

Kelly flet për binjakët e Beyonces

Published in Showbiz Saturday, 12 August 2017 10:49

et kellyrowland 042416 hulu

Kelly Rowland ka folur për binjakët e mikes së saj më të mirë, Beyonce!

Këngëtarja 36 vjeçare ka shpjeguar kohëve të fundit se shumë nga miqtë e saj po e zgjerojnë familjen e e tyre.

 

“Gjithkush ka fëmijë ose është në pritje. Është një kohë vërtetë e mirë ne jetën tonë si miq dhe jemi duke u rritur së bashku”, tha Kelly për Weekly.

 

Ajo shtoi se “askush” në familjen e Carter nuk ka nevojë për këshilla prindërore, por të dashurat e saj janë gjithmonë duke ndarë këshilla me njëra-tjetrën.

 

“Të gjitha vajzat e mia janë shumë të zgjuara. Më dhanë këshilla të mëdha” shpjegoi Kelly.