Thursday, 17 August 2017

Coutinho i ka prishur punët me Kloppin!

Saturday, 12 August 2017 10:34

auto 432D00FC00000578 4783060 image a 4 15024811167191502526427

Mesfushori Philippe Coutinho i ka prishur punët me menaxherin e Liverpoolit, Jurgen Klopp prejse bëri kërkesë për largim nga klubi.

Të premten klubi anglez zyrtarisht njoftoi se do të refuzojë çdo ofertë që vjen për brazilianin, i cili ishte cak i dy ofertave të dështuara të Barcelonës.

 

Gjërat ndryshuan për të keq kur Sky Sports raportoi se Coutinho ka bërë kërkesë zyrtare për transferim. 25-vjeçari raportohet se nuk ka dashur ta bëjë këtë veprim drastik, por tani e ndjen se nuk ka tjetër zgjidhje.

 

Një i afërm i familjes së Coutinhos ka thënë për Sky Sports se Coutinho ka dashur të gjejë një zgjidhje miqësore me klubin, por nuk ka arritur një gjë të tillë. Problemet shtohen edhe më shumë pasi ky i afërm ka theksuar se janë prishur marrëdhëniet mes brazilianit dhe trajnerit gjerman.

 

“Ai nuk ka më besimin e menaxherit”, ka thënë ky burim.

 

“Kanë ndodhur shumë gjëra, nuk është më marrëdhënia e njëjtë, por nuk ka kthim prapa”, ka shtuar i afërmi i familjes.