Thursday, 17 August 2017

Mariah Carey me performancë shumë të dobët!

Published in Showbiz Friday, 11 August 2017 13:06

photo

Që nga performanca e saj katastrofale e Vitit të Ri, Diva e muzikës botërore Mariah Carey po bënë gabime të një pas njëshme.

Edhe paraqitja e saj e fundit në një koncert, ku ajo është përfshirë në një koreografi, është konsideruar e dështuar.

 

Këngëtarja ka pasur lëvizje totalisht të pa koordinuara dhe nuk është dukur fare mirë në skenë, e kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur e pa u kritikuar.

 

Performanca e këngëtares është tallur edhe nga ish koreografi i saj Antony Burrell, i cili ka thënë se Mariah po sillet çuditshëm duke punuar me njerëz pa përvojë.

 

Ish koreografi i këngëtares është larguar nga ekipi i saj menjëherë pas paraqitjes së dobët në koncertin e Vitit të Ri.

 

A po kthehet Mariah Carey në një shesh talljesh? Duket se po. /radiovalarinore/