Thursday, 17 August 2017

Sinéad O'Connor e akuzon menaxherin!

Published in Showbiz Friday, 11 August 2017 13:00

sineadoconnor

Sinead O’Oconnor është vënë plotësisht në fokus për shkak të postimeve të saj të gjata në rrjetin social Facebook.

Këngëtarja e famshme tani e akuzon menaxherin e saj për mashtrim dhe aktivitete të tjera kriminale. Ajo shkruan se Bruce Garfieldin do ta dërgojë në burg, pasi është ai që e shtyri për katër herë drejt vetëvrasjes.

 

Këngëtarja ka thënë se të gjithë këngëtarët kanë vdekur për shkak të menaxherëve të tyre, të cilët nuk janë interesuar për menaxhim të mirë, por vetëm për të siguruar para dhe për të përfituar nga talenti i këngëtarëve.

 

Ajo tha se menaxherët nuk mërzitën për tu gjetur punë këngëtarëve, por duan të përfitojnë kur ata angazhohen.

 

Sinead falënderoi "njerëzit e dashur në Facebook" për mbështetjen e tyre të vazhdueshme që i kanë dhënë.

 

Këngëtarja, që dikur ishte ndër yjet më të veçantë të industrisë së muzikës botërore vuan nga çrregullimi bipolar, por edhe nga depresioni.

 

Këngëtarja në videon e saj të parafundit paralajmëroj se është duke e menduar vetëvrasjen, gjë që i ka shokuar fansat e saj dhe mjekun i cili po i qëndron pranë. /radiovalarinore/