Thursday, 17 August 2017

Tajlandë, diplomohet 91 vjeçarja (Foto)

Written by  Published in Zbulime/Kuriozitete Friday, 11 August 2017 10:18

Anciana universitaria 02 768x432

Në Tajlandë, një grua 91 vjeçare mori diplomë universitare.

Sipas lajmeve në mediat lokale, 91 vjeçarja, Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Hapur Sukhothai Thammathirat, ku kishte marrë 10 vjet shkollim.

 

Ajo në deklaratën e saj duke theksuar se edukimi nuk ka moshë, tha se është shumë e lumtur se ka pasur mundësinë për të vazhduar edukimin pasi që para shumë vitesh është detyruar ta ndërpresë.

 

Kimlan diplomën e saj e mori nga Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn.

 

Diplomat e atyre që diplomohen nga universitetet shtetërore në Tajlandë, jepen nga anëtarët e familjes mbretërore.

 

 

97266766 97245586 pam 6180resized 1 730x355