Thursday, 17 August 2017

Presioni në Guardiolan e Mourinhon për të sjellë trofe

Friday, 11 August 2017 10:14

s 439365f46b1ecc1422a8cfe53b8865323476a9ba

Një vit më parë, zhurma rreth Premier Leauges ishte fokusuar te ardhja në Manchester e Pep Guardiolas dhe Jose Mourinhos si trajner të Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.

Ajo zhurmë mund të jetë larguar tash, por pyetja më e madhe para fillimit të stinorit të ri mbetet nëse dy trajnerët e profilit më të lartë në botë mund të ofrojnë rezultate, me gjithë bujën rreth tyre.

 

Fokusi ka mundur të ketë qenë në Manchester stinorin e kaluar, por titulli shkoi në kryeqendër dhe beteja ishte mes dy skuadrave të Londrës. Manchester City përfundoi në vendin e tretë me 15 pikë prapa kampiones Chelseat, ndërsa Tottenhami zuri vendin e dytë.

 

Si Guardiola, ashtu, edhe Mourinho mund të thonë se stinori i parë i tyre ishte një stinor tranzicioni. Fytyrat e reja janë përshtatur tash dhe lojtarët është dashur të përshtaten me metodat e trajnerëve të profilit të lartë.