Sunday, 28 May 2017

Google Assistant vjen edhe në iOS

Published in Mobile Friday, 19 May 2017 12:59

siri vs google now

Google njoftoi sot se Google Assistant po arrin në pajisjet iOS. Kompania po lanson një aplikacion që do të shfaqet së shpejti në App Store.

Megjithatë, Assistant do të ketë funksione të kufizuara dhe nuk do të funksionojë në mënyrë të përsosur sikurse në telefonat Android.


Për shkak të kufizimeve të API-së, Assistant do të jetë në gjendje të bëjë vetëm gjëra themelore siç janë dërgimi i mesazheve dhe lëshimi i muzikës në Spotify, thotë Google.

 

Kjo do të thotë që kur ekrani është i fikur, “OK Google” nuk do të aktivizojë pajisjen dhe nuk do të hapë aplikacionin e Google.

 

Gjithashtu, Apple nuk po lejon ripërdorimin e pullës Home kështu që Siri do të mbetet ndihmësi juaj primar dixhital në të ardhmen.