Thursday, 27 July 2017

Propozimi për martesë më i rralli në botë! (Foto)

Written by  Published in Zbulime/Kuriozitete Thursday, 18 May 2017 12:40

13905292 G


Shumë njerëz do të vraponin e do të fshiheni nëse do e shihni tornadon, por për ndjekësit e stuhive, çdo periudhë e motit të keq është një mundësi.

Në këtë mënyrë, ndjekësi i stuhive, Alex Bartolomeu zgjodhi një tornado në sfond për t’i propozuar të dashurës së tij, Britney Fox Cayton dhe ata duken me të vërtet shumë të qetë përballë kësaj stuhie.

 

Edhe pse propozim “i çmendur” e dashura e tij e pranojë propozimin për martesë.

 

Vet Alex e ka postuar në Facebook këtë ndodhi duke thënë se përkundër që kishte erëra të fuqishme dhe shumë të mëdha, e dashura e tij ka pranuar të martohet me të.

 

“Wow çfarë dite. 2 tornado, stuhi të mëdha dhe më e rëndësishmja ajo tha PO! Unë nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë dhe emocionet që më kanë kapluar. Thjesht ndihem tepër i lumtur. Unë me të vërtet nuk mund të kërkoj për një jetë më të mirë dhe nuk më pritet që ta kalojë atë së bashku me të në krahë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

 

 

18517932 1542775019097045 3135914041843384613 o