Sunday, 28 May 2017

Ushqimet që luftojnë sëmundjen e Alzheimerit!

Published in Shëndeti Thursday, 18 May 2017 10:45

shafrani

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme dhe ajo i prek më shumë se 35 milionë njerëz në mbarë botën.

Ushqimi i duhur mund ta ruajë shëndetin e trupit, ndërsa ushqimi i dobët mund t’i rrisë problemet shëndetësore.

 

Disa nga ushqimet që e luftojnë sëmundjen e Alzheimerit janë:

 

Shafrani. - Hulumtimet tregojnë se shafrani efektivisht i mënjanon pllakat apo shtresat nga truri të cilat kontribuojnë në degradimin e qelizave të cilat mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit.

 

Vaji ekstra i virgjër i ullirit. - E përmban një substancë të quajtur oleokantal. Ky vaj ndihmon në rritjen e prodhimit të proteinave dhe enzimave të rëndësishme të cilat ndihmojnë në shpërbërjen e pllakave të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

 

Manaferrat. - Këto fruta përmbajnë substanca të cilat e mbrojnë trurin nga dëmet e mëtejshme të shkaktuara nga radikalet e lira. Ato kanë veti antiinflamatore dhe përmbajnë antioksidantë dhe vitamina C dhe E.

 

Spinaqi. - Spinaqi është një antioksidant i fuqishëm. Sipas anketës, e cila i përfshiu më shumë se 200 femra, ushqimet e pasura me vitaminë B6 dhe acidit folik mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës afatshkurtër dhe aftësive mendore.

 

Brokoli. - Brokoli përmban dy ushqyes të cilët mund ta përmirësojnë funksionin e trurit. Vitamina K ndihmon në forcimin e aftësisë kognitive dhe kolina është përgjegjëse për përmirësimin e kujtesës. Brokoli përmban edhe acid folik.

 

Arrat. - Arrat janë të pasura me ushqyes antiinflamator dhe ndikojnë pozitivisht në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, gjë që mundëson qarkullimin efikas të oksigjenit në tru.

 

Salmoni i egër. - Sipas hulumtimit, personat që i hanë tri racione të peshkut të kaltër në javë, e kanë një rrezik 50% më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe dementisë.