Friday, 24 March 2017

Labinot Tahiri me një mesazh emocionues për Pavarësi

Published in Showbiz Friday, 17 February 2017 12:50

16729464 1366281123447268 391611589301248261 n

Këngëtari Labinot Tahiri, tash edhe i pari i AKR-së në Ferizaj, ka bërë një urim mjaftë emocionues në nëntëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

 

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë:

 

17 SHKURTI DITA E PAVARSISË!

 

17 VITE PAS LUFTËS!

 

Qytetarë të Kosovës, ju çlirimtarë e veprimtarë!

 

Jetim të luftës së Kosovës, e ju nëna që humbët më të dashurit tuaj!

 

Ju nëna të cilat akoma po i kërkoni eshtrat e më të dashurve tuaj, e të atyre bijve e bijave shqiptarë-e të zhdukur!

 

Ju të pa punë e të harruar nga shoqëria, të injoruar dhe të lënë pas dore nga shumëkush!

 

Ju që po emigroni çdo ditë, e ju të cilëve ju ka humbur shpresa!

 

Ju që para 9-të vite, në temperatura -26 gradë e festuat Pavarësinë e Kosovës në secilin qytet nga 7-8000 shqiptarë nëpër sheshet e qyteteve, e sot e festojmë të përçarë!

 

Ju dëshmorë!

 

Ju i dashuri dijetarë Ukshin Hoti, i cili je i zhdukur për të vetmen Liri që dhurove dje dhe kishe në plan bashkimin shqiptarë! Sot, nuk po e përjeton Pavarësinë e Kosovës dhe as kufirin e thyer Shqiptaro -Shqiptarë!