Saturday, 25 February 2017

Aplikacioni që i bashkon çiftet duke u bazuar në gjërat që i urrejnë

Published in Social Media Wednesday, 08 February 2017 10:11

captureddff

Aplikacioni i ri për takime pritet “ta rrënojë” Tinderin! I emërtuar thjeshtë Hater, ky aplikacion i bashkon çiftet bazuar vetëm në gjërat të cilët partnerët potencialë nuk i duan, i urrejnë.

Për fillim, janë vënë rreth 2.000 pyetje (tema) për të cilat duhet dhënë qëndrimet tuaja, ndërsa përdoruesit e regjistruar do të mund të vendosin në bazë të përgjigjeve se kush u përshtatet dhe me të cilin mund të dalin në takim.

 

Krijuesi i këtij aplikacioni tha se e tëra filloi si një shaka, por në fund doli se njerëzit kanë më shumë simpati ndaj atyre që nuk i duan gjërat e njëjta si ata, sesa ndaj atyre që kanë interesime të përbashkëta.

 

Në fund duhet cekur se aplikacioni Hater do të gjendet në treg prej 8 shkurtit.