Friday, 24 March 2017

Google përditëson aplikacionin Maps në Android

Published in Technology Tuesday, 07 February 2017 10:02

maxresdefault


Google përditësoi ditën e sotme aplikacionin e hartave Maps në Android me ndryshime të cilat synojnë ta bëjnë informacionin lehtësisht të aksesueshëm.

Tani në ndërfaqen kryesore përdoruesit do të marrin informacion të trafikut, itinerareve të autobuzëve dhe trenave, vendeve për të ngrënë, ATM-ve që ndodhen afër, farmacive e shumë të tjera.

 

Pasi të keni rrëshqitur gishtin nga poshtë lart sapo të keni hapur aplikacionin do të vëreni tre seksione të reja të destinacioneve, trafikut dhe itinierareve përfaqësuar nga tre ikona të vogla.

 

homescreen us pixel driving

 

Në seksionin e parë përdoruesit do të marrin një listë restorantesh të përzgjedhura nga Google dhe të organizuara në kategori si “ushqim i lirë,” “drekë biznesi” etj. Këto rekomandime mbërritën për herë të parë në 2015-tën në SHBA dhe u zgjeruan në mbarë botën.

Përveç vendeve për të ngrënë, ky seksion do të ofrojë informacion për destinacionet si ATM-të bankare, farmacitë, ushqimoret, pikat e karburantit dhe të tjera dyqane.

Në seksionin e dytë do të gjeni informacione të trafikut në kohë reale mes dy destinacioneve, shtëpisë dhe punës. Përditësimi sjell një veçori të dobishme e cila aktivizohet duke klikuar “Start Driving.” Google Maps do ju lajmërojë për vonesa që mund tu presin gjatë rrugës si rezultat i trafikut.

 

homescreen us pixel places

 

Në seksionin e tretë dhe të fundit përdoruesit do të gjejnë informacione rreth itinerareve të fundit të trenave dhe autobuzëve. Gjithashtu do tu ofrohet informacion edhe për kohëzgjatjen e udhëtimit.

Shumica e këtyre veçorive kanë qenë pjesë e Google Maps por me versionin e ri të aplikacionit ato janë më të prekshme dhe “më afër” përdoruesit.

Google tha se aplikacioni i përditësuar është i disponueshëm në Android që në këtë moment duke mos dhënë detaje për homologun në iOS. Zakonisht çdo ndryshim i aplikuar në Android mbërrin në iOS nga 4-6 javë më pas.

 

 

homescreen us pixel transit