Saturday, 29 April 2017

George Clooney pikëllohet për Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Published in Showbiz Wednesday, 21 September 2016 11:46

George Clooney Brad Pitt Angelina Jolie Photo

George Clooney është i pikëlluar nga ndarja e aktorit Brad Pitt dhe aktores Angelina Jolie.

Atij i është kumtuar iajmi dje nga një gazetar.

 

 Clooney ka thënë:

"Po dëgjoj për herë të parë. Wow".

 

Clooney ishte në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe të angazhohet për refugjatët sirianë.

 

Ai ka reaguar i habitur nga pyetja e gazetarit që lidhej me ndarjen e çiftit të famshëm.

 

George ka thënë se ndjehet i trishtuar për këtë lajm, sepse kjo ëhstë një histori e trishtuar e një familje.

 

Clooney që nga viti 2001 është mik i ngushtë i Pitt.